Fjalë Kyçe

Përparim Rama prezanton kabinetin e tij, këta janë drejtorët dhe këshilltarët e emëruar

Përparim Rama prezanton kabinetin e tij, këta janë drejtorët dhe këshilltarët e emëruar

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka prezantuar ekipin e tij me të cilët do të drejtojë Komunën e Prishtinës.

Nënkryetar i Prishtinës tash e tutje do të jetë Alban Zogaj, kurse Drejtori i Urbanizmit, Arbër Sadiki.

Në mesin e emrave të njohur është edhe ish-deputetja, Doruntinë Maloku e cila tash e tutje do të Drejtorin e Pronave, transmeton lajmi.net.

Infektologu, Izet Sadiku tash e tutje do të jetë Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë.

Postimi plotë:

Të dashtun qytetarë të Prishtinës,

Kam kënaqësinë që të prezantoj ekipin tim, me të cilin do ta udhëheqë Komunën e Prishtinës, në procesin e transformimit të qytetit për të mirën e të gjithëve.

z. Alban Zogaj – Nënkryetar

z. Vllaznim Osmani – Shef i Kabinetit të Kryetarit

z. Arbër Sadiki – Drejtor i Urbanizmit

znj. Mimoza Sylejmani – Drejtoreshë e Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm

z. Krenar Xhaferi – Drejtor i Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave

znj. Doruntinë Maloku – Drejtoreshë e Pronave

z. Donat Lushaku – Drejtor i Kadastrit

znj. Adelina Sahiti – Drejtoreshë e Mirëqenies Sociale

z. Izet Sadiku – Drejtor i Shëndetësisë

znj. Valbona Makolli – Drejtoreshë e Financave

z. Florian Dushi – Drejtor i Inspeksionit

znj. Donika Çetta – Drejtoreshë e Parqeve

z. Bersant Beka – Drejtor i Administratës

znj. Vesa SahatÇiu – Këshilltare për Kulturë

znj, Ermira Gjevori – Këshilltare për Qeverisje të Mirë

znj. Hana Xhemajli – Këshilltare për Komunikim Strategjik

dr. Saudin Maliqi – Këshilltar për Shëndetësi

z. Bardh Krasniqi – Këshilltar për Sport

znj. Jonada Jashari – Këshilltare për Media

znj. Teuta Sahatqija – Këshilltare për Transformim Digjital dhe Smart City

Javën tjetër, ekipi do të plotësohet tutje.