Fjalë Kyçe

Përparim Rama zgjedh fjalët më të veçanta në ditëlindjen e gruas

Përparim Rama zgjedh fjalët më të veçanta në ditëlindjen e gruas

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga LDK-ja, Përparim Rama, e ka uruar bashkëshorten e tij për ditëlindje, duke zgjedhur fjalët më të mira ndaj një gruaje, njofton Klankosova.tv.

Ai shfrytëzoi llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, për t’i treguar se sa e rëndësishme është ajo për të dhe se është nënë e mrekullueshme për tre fëmijët e tyre.

“Gëzuar ditëlindjen, gjysma ime më e mirë, Kristalé!

Jam plot fat që ndaj jetën me ty! Je gruaja më fisnike që njoh; Nana e mrekullueshme e Arrës, Tigrit e Bronit! Ti, je gruaja që rrezaton dashuni e pozitivitet, kudo dhe ndaj të gjithëve.

Bota është shumë më e bukur me ty!

Të dua, dashnia jeme”, ka shkruar Rama