Dy automjete janë përplasur në Berat pasditen e së shtunës duke lënë të lënduar katër anëtarë të një familjeje.
Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Berat-Dimal ku dy automjete, një tip furgon me targa AA297TH ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mjetin tip Hyundai me targa AA993XI ku ndodheshin pjesëtarët e një familjeje shkruan abcnews.al.
Të lënduarit, Resmi Bilbili, bashkëshortja Gjenovela, djali Riza dhe vajza Pamela janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Drejtuesi i furgonit, 30-vjeçari Valter Belishaku është vënë në pranga. Ndërkohë policia është duke hetuar shkaqet e aksidentit.