Fjalë Kyçe

Përplasen Gashi dhe Peci për Ministrinë e Kulturës

Përplasen Gashi dhe Peci për Ministrinë e Kulturës

Kujtim Gashi, ministër në largim i Kulturës, ka akuzuar anëtarin LDK-së, Faton Pecin dhe ish-ministrin Kujtim Shala, për mos kthim të telefonave dhe laptopave që kanë qenë pjesë e MKRS-së, shkruan Insajderi.

Gashi në emisionin Rubikon, përveç të tjerash ka akuzuar ish-udhëheqësit e MKRS-së, që vinin nga LDK, për keqmenaxhim.

“Ti ke marr telefon, ti ke marr laptop, edhe do të jepni përgjegjësi ligjore sepse asnjë nuk i keni kthyer, ato kanë qenë aseste të Ministrisë së Kulturës”, i ka thënë Gashi, Pecit.

Peci ia ka kthyer duke i thënë që asnjë nuk i kanë kthyer, ndërsa Gashi thotë se kjo asnjëherë nuk ka ndodhë gjatë qeverisjes së PDK-së.

Po ashtu Gashi ka thënë se ish-udhëheqësit e Ministrisë së Kulturës i kanë politizuar të gjitha institucionet kulturore.