Fjalë Kyçe

Përplasja e Halimit me trajnerin Challandes, ky është lajmi i fundit

Përplasja e Halimit me trajnerin Challandes, ky është lajmi i fundit

Mesfushori Besar Halimi pas ndeshjes Kosovë – Bullgari ishte shumë i frustëruar. Në një moment, mesfushori që luan te Brondby u vërsul në drejtim të selektorit duke bërtitur e shfaqur pakënaqësi.

Ishin bashkëlojtarët e Halimit te Kosova që intervenuan për ta qetësuar atë. Pas ndeshjes, trajneri Bernard Challandes është pyetur rreth kësaj çështje.

“Nuk e di çfarë ndodhi. Ndoshta Halimi nuk ishte i kënaqur që nuk ka luajtur nga fillimi” deklaroi Challandes.

Por, kjo situatë nuk ka përfunduar me kaq. Sipas raportimeve të sotme se selektori Challandes e ka vazhduar çështjen ne hotel ku ia ka ngritur zërin 24 vjeçarit kosovar.

Halimi është penduar për veprimet e tij dhe i ka kërkuar falje trajnerit.

Mbetet të shihet nëse zvicëriani ia ka falur Halimit dhe kjo çështje do t’i takojë të kaluarës