Fjalë Kyçe

Përplasjet pozitë-opozitë, Kusari-Lila: Bashkëpunimi në Kuvend, i domosdoshëm

Përplasjet pozitë-opozitë, Kusari-Lila: Bashkëpunimi në Kuvend, i domosdoshëm

Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar konsensus për pesë tema në mesin e të cilave bën pjesë edhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

Në Rubikon mes tjerash ajo foli edhe lidhur me seancën në të cilën pati përplasje mes deputetëve opozitarë dhe ministrave prezentë në Kuvendin e Kosovës, njofton Klan Kosova.

”S’mund të vazhdojmë ta trajtojmë seancën e asaj dite pa i adresuar edhe disa çështje. Kushdo që ka sharë dhe ka fyer, duhet të reflektojnë sepse nuk mund ne të krijojmë seancë të Kuvendit, në të cilën kërcënohen apo ndihen të kërcënuar deputetët”.

”Secili rast është mundësi për ta ndërprerë, apo për të mos e bërë të ndihet keq në seancë”.

”Kur jeni nis me dalë jasht, ka nisur aq shumë intensiteti i shamjes ndaj ministres Gërvalla, sa që thash jeni krahasu me disa banda kur i suleni dikujt me sulmu”.

”Nuk iu kam thënë jeni bandë. Ju kam thënë krahasuar. Kur janë nis dhe kanë filluar ta ngrisin intensitetin e zanit kundër ministres Gërvalla, ajo ka qenë një situatë pak e frikshme, dhe aty ka filluar reagimi i zotrit Peci”.

”Unë besoj që bashkëpunimi në Kuvend është i domosdoshëm, pas krejt kësaj çka ka ndodhë. Ne mund të kundërshtohemi politikisht në vazhdimësi. Por, duhet t’i ulim këto tensione dhe ofendime”.

”Fokusi kryesor edhe në politikën fiskale nuk paraqitet tek ngritja e tatimit, apo barrës tatimore. Ajo ka qenë evidente”.

”Sa i përket fondit shëndetësor: Pesë temat që kryeministri ka kërkuar konsensus, dialogu, strategjia e energjisë, reforma në arsim, mbrojtja dhe siguria dhe fondi i sigurimeve shëndetësore”.

”Qeveritë e djathta që janë deklaruar të djathta kanë sjell skemat sociale në atë pikë që në atë vazhdimësi para zgjedhjeve, kanë shtuar numra në skema sociale”.

”Dekomisionimi i Kosovës A, është çështje që ne më nuk mund ta shtyjmë. Ka filluar diskutim që në vitin 2005”.

”Kosova A duhet të ndalet sa më parë. Një prej ngjarjeve më të mira për Kosovën pas shpalljes së pavarësisë, ka ndodhë hyrja në një treg të përbashkët energjetik me Shqipërinë”.