Lepenci i Kaçanikut është përballur me një lajm shumë të keq.
Klubi që garon në Ligën e Dytë të Kosovës duhet që të investojë sërish në zhveshtore të ekipit, raporton Zëri.info.
Ato janë thyer e demoluar sot nga persona të pandërgjegjshëm.
Klubi i Lepencit i ka publikuar fotografitë në rrjetin social Facebook.
Sipas Lepencit, kjo nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë.