Fjalë Kyçe

Personi që humbi jetën dhe i plagosuri në Gjakovë u qëlluan me automatik

Personi që humbi jetën dhe i plagosuri në Gjakovë u qëlluan me automatik

Sonte rreth orës 18:35 minuta, në fshatin Marmull të Gjakovës një person mbeti pa shenja jete dhe një tjetër i plagosur.

Policia e rajonit të Gjakovës ka bërë të ditur se personi i dyshuar nga policia ka shtënë me armë automatike në drejtim të dy meshkujve.

Njoftimi i plotë nga policia:

Një person ka mbetur pa shenja jete dhe një tjetër i plagosur në fshatin Marmull të Gjakovës.

Më, 12.03.2019 në ora 18:35, në Stacionin Policor në Gjakovë ka ardhur informata për një rast gjuajtje me armë zjarri në fshatin Marmull të Gjakovës. Patrullat policore menjëherë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes.

Nga vendi i ngjarjes, patrullat policore raportojnë së një i dyshuar (i njohur për policinë) ka shtënë me armë automatike në drejtim të dy meshkujve.

Po ashtu në ora 18:45 Emergjenca e Spitalit Rajonal ,,Isa Grezda“ në Gjakovë ka njoftuar se kanë pranuar dy persona të plagosur dhe se njëri prej tyre ishte pa shenja jete.

Besohet se dhe i dyshuari edhe viktimat janë nga po i njëjti fshat. Njësitet policore janë duke kryer procedurat e shikimit të vendit të ngjarjes dhe janë vënë në kërkim të të dyshuarit.