Ministri Pal Lekaj tha se ndihet mirë që u finalizua ky projekt që i kursen kohë qytetarëve për tu lidhur me Fushë Kosovën dhe kryeqytetin.
Rruga Bardh i Madh – Lismir – Fushë Kosovë është e gjatë mbi 3.5 kilometra, investimi i MIT-së për këtë rrugë është afër 477 mijë euro dhe është realizuar në kudër të memorandumit të bashkëpunimit me komunën e Fushë Kosovës.