Fjalë Kyçe

Përveç Taulantit, Graniti dhe Leonita festojnë një datë të rëndësishme

Përveç Taulantit, Graniti dhe Leonita festojnë një datë të rëndësishme

Dita e sotme është shumë e veçantë për Granit Xhakën dhe Leonita Lekajn.

Granit Xhaka dhe Leonita Lekaj festojnë sot dyvjetorin kur futbollisti i propozoi martesë asaj, shkruan lajmi.net.

Ata kanë publikuar në rrjete sociale disa imazhe, duke kujtuar datën kur Graniti i propozoi Leonitës.

Kjo e fundit postoi edhe një fotografi, në të cilën shfaq një buqetë me lule në shtrat, të cilat ia ka dhuruar Graniti në këtë ditë të veçantë.

Për ndryshe, çifti presin që së shpejti të bëhen prindër për herë të parë.