Fjalë Kyçe

Pesë gra të sulmuara në ditën e Bajramit, arrestohen pesë të dyshuar në disa komuna

Pesë gra të sulmuara në ditën e Bajramit, arrestohen pesë të dyshuar në disa komuna

Gratë sulmohen fizikisht edhe në ditën e Bajramit – arrestohen pesë të dyshuar në disa komuna

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar për pesë raste të dhunës në familje që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme.

Rastet kanë ndodhur në komunat Podujevë, Fushë Kosovë, Suharekë, Klinë e Gjakovë.

Si pasojë janë arrestuar pesë persona.

Rastet e plota sipas raportit të policisë:

Podujevë / 10.04.2024 – 02:00. Ankuesja femër shtetase e huaj ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Fushë Kosovë / 10.04.2024 – 04:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Suharekë / 10.04.2024 – 23:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe dyshohet se ka sulmuar viktimat kosovarë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Klinë / 10.04.2024 – 20:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Gjakovë / 10.04.2024 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për arsye se e kishte fyer verbalisht si dhe kishte tentuar ta sulmojë fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje