Fjalë Kyçe

Pesë mijë e 164 raste aktive me COVID-19

Pesë mijë e 164 raste aktive me COVID-19

Në Kosovë janë 5.164 raste aktive me COVID-19, kurse numri i total i të prekurve nga ky virus ka arritur në 55.135 persona.

Në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës thuhet se numri i përgjithshëm i të shëruarve është në 48.572 pacientë, ndërsa të vdekur nga koronavirusi janë 1.399 njerëz, transmeton Klan Kosova.

Gjatë 24 orëve të kaluara janë shfaqur 296 raste pozitive me COVID-19, 526 pacientë janë shëruar si dhe kanë ndërruar jetë shtatë persona.