Fjalë Kyçe

Pesë pacientë po trajtohen në Gjilan nga Covid 19

Pesë pacientë po trajtohen në Gjilan nga Covid 19

Pesë pacientë janë duke u trajtuar nga Covid 19 në spitalin e Gjilanit.

Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, ka mbajtur sot takimin e radhës të udhëhequr nga nënkryetari, Arbër Ismajli, për vlerësimin e situatës gjatë javës.

Ismajli bëri të ditur se aktualisht po trajtohen pesë pacientë në Spitalin e Përgjithshëm, deri theksoi se 35 raste janë aktive me COVID-19.

Në Gjilan që prej fillimit të pandemisë 6415 kanë rezultuar pozitivë, 6242 janë shëruar, 146 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin.