Fjalë Kyçe

Pesë persona arrestohen në Batllavë për gjuajtje me armë

Pesë persona arrestohen në Batllavë për gjuajtje me armë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar pesë persona për gjuajtje me armë në Batllavë të Podujevës.

Përmes një njoftimit të postuar në Facebook, njoftohet se gjithashtu janë sekuestruar edhe dy armë zjarri.

“Ka qenë reagimi i shpejtë i njësiteve policore të Podujevës, ai që ka rezultuar me ndalimin dhe arrestimin e 5 personave të dyshuar, të cilët prej dy veturave të ndryshme, dyshohet se kanë shtënë në ajër dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Veturat e personave të dyshuar janë ndaluar në fshatin Lluzhan, ku nga ana e policisë janë gjetur dhe sekuestruar: një armë automatike zjarri AK-47 me 9 fishekë, një pistoletë e tipit Ekol -T, me 5 fishekë si dhe një shkop.

Policia ka njoftuar se personat e arrestuar ngarkohen me veprat “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “armëmbajtje pa leje”.