Fjalë Kyçe

Pesë persona në paraburgim për 11 kilogramë lëndë narkotike

Pesë persona në paraburgim për 11 kilogramë lëndë narkotike

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për pesë shtetasit kosovarë E.L, K.L, E.M, G.J dhe A.L, pasi në veturat e tyre u kapën 11 kilogramë lëndë narkotike.

Sipas prokurorisë, për të njëjtit ekziston dyshimi i bazuar që me datën 27 shkurt rreth orës 16.00 pa autorizim e me qëllim shitje kanë transportuar nga Ferizaj për në Skenderaj sasinë prej 10 kilogramë e 835 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë, e ku janë ndaluar nga policia, po ashtu në këtë rast në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Mitrovicës janë zbatuar masat e posaçme hetimore blerja e simuluar e sendit.

“Me këto veprime pesë të dyshuarit dyshohet se kanë kryer veprat penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotropike dhe analoge’”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, në seancën e mbajtur me datën 28 shkurt ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, dhe i ka caktuar të dyshuarve masën e paraburgimit prej një muaji”, thuhet në komunikatën e prokurorisë.