Fjalë Kyçe

Pesë persona të lënduar si pasojë e një aksidenti në Mitrovicë

Pesë persona të lënduar si pasojë e një aksidenti në Mitrovicë

Persë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të trafikut që ka ndodhur sot në Rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë.

“Një aksident trafiku me të lënduar është raportuar sot rreth orës 14:00, aksidenti ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor ne fshatin Debërllukë të Vushtrrisë, Të përfshira tri vetura civile ku si pasoj lëndime kanë pësuar pesë persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në QKMF ne Vushtrri”, ka bërë të ditur për Gazetën Express, Avni Zahiti, Zëdhënës i Policisë në Mitrovicë.

Tutje, është bërë e ditur se shkaktar i aksidentit dyshohet te jetë mosmbajtja e distancës.