Fjalë Kyçe

Pesë të lënduar në një aksident në Strellc të Deçanit

Pesë të lënduar në një aksident në Strellc të Deçanit

Pesë persona kanë marrë lëndime në një aksident në fshatin Strellc të Deçanit.

Sipas zëdhënësit të Policisë, Fadil Gashi, aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe një kamioni.

Të lënduarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Pejës.

“Rreth orës 18:19, Policia është njoftuar se në fshatin Strellc ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë dy automjete dhe një kamioni. Pesë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Pejës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente”, tha Gashi.