Fjalë Kyçe

Pesë varka peshkimi janë fundosur në Vlorë për shkak të motit të keq

Pesë varka peshkimi janë fundosur në Vlorë për shkak të motit të keq

Erërat e forta në Vlorë, kanë shkaktuar fundosjen e pesë varkave të vogla të peshkimit.

Këto varka janë zhytur në zonën e plazhit të vjetër të Vlorës.

Moti i keq gjithashtu ka shkaktuar rrëzimin e disa pemëve në zonën e Pyllit të Sodës, raporton Tch.

Për shkak të motit të keq, lundrimi detar ne Vlorë mbetet i pezulluar edhe këtë të diele.