Një raxhë gjigante me disa grepa peshkimi të ngecur nën syrin e saj, i ka kërkuar ndihmë dy zhytësve, për t’ia hequr dhe më pas ka pritur me durim që ata ta bëjnë këtë.
Fotografi Jake Wilton, po zhytej në brigjet perëndimore të Australisë, kur kafsha tre metra e gjerë, iu afrua atij.
“Unë zhytem shpesh në zonë dhe ishte sikur ajo të më kish njohur dhe të kishte besim tek unë për ta ndihmuar. Ajo mu afrua dhe më pas nisi të më prekte për të më treguar syrin”, rrëfen ai.
Pamjet e pabesueshme, tregojnë Uilton që zhytet disa herë, drejt kafshës dhe i heq grepat dhe raxha largohet kur grepi i fundit i hiqet nga syri.
“Ajo nuk lëvizi fare. Jam i sigurt se raxha e dinte se Sheku po përpiqej të nxirrte grepat’[ – thotë biologu marin Monti Hall.
Në fakt, raxhat e këtij lloji, konsiderohen si një nga krijesat më të zgjuara të botës nënujore dhe janë të zakonshme në brigjet e Australisë perëndimore. Gjigantët e oqeanit mund të rriten deri në shtatë metra dhe të jetojnë për rreth 50 vjet. Ato janë të padëmshme për njeriun./tch.