Fjalë Kyçe

Pësoi infarkt në 30 dhjetor, del nga spitali Komandant Malisheva

Pësoi infarkt në 30 dhjetor, del nga spitali Komandant Malisheva

Muhamet Krasniqi, i njohur me pseudonimin Komandant Malisheva është kthyer në burgun e Idrizovës në Maqedoninë e Veriut pasi qëndroi në spitalin e Shkupit për dy ditë për shkak të infarktit që pësoi në 30 dhjetor brenda qelisë së tij.

Lajmi u dha nga miku i tij dhe bashkëvuajtësi i Krasniqit, Fatmir Reqica në Facebook.

POSTIMI I FATMIR REQICËS
Sot me Bashkëluftetarin Komandant Malisheva. Para pak ore oshtë liruar nga spitali dhe u bashkua me ne shokët e idealit që gjindemi në Burgun e idrizovës.
Nuk e dija nëse do mund ta përqafoja pas atij operacioni të vështirë.
Falë Zotit, sot është mirë dhe jashtë çdo rreziku për jetën.
Ju faleminderit të gjithve për intersimin ju jemi mirnjohës të gjithve
Urojë të gjithë të jeni të shendetshëm dhe të fryteshem në fushveprimet e juaja
Me respekt!
Luftëtari i UÇK-së
Fatmir Reçica

Muhamet Krasniqi është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkupit për pjesëmarrje në konfliktin e armatosur në 9 dhe 10 maj 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë mes forcave speciale maqedonase dhe një grupi luftëtarësh shqiptarë, ish-pjesëtarë të UÇK-së. Në atë përplasje mbetën të vdekur 8 policë maqedonas dhe 10 pjesëtarë të të ashtëquajturit “Grupi i Kumanovës”.

Në 2 nëntor 2017, Gjykata e Shkupit dënoi me 746 vite burg 37 anëtarët e “Grupit të Kumanovës”, ku 7 prej tyre, edhe Komandant Malisheva, janë dënuar me burgim të përjetshëm, përcjell dosja.al. Shteti maqedonas e konsideroi “Grupin e Kumanovës” si formacion terrorist që tentoi destabilizimin e Maqedonisë së Veriut.