Fjalë Kyçe

Petkoviq: Shkarkimi i Ekipit Menaxhues çon në shfuqizim të Asociacionit dhe dialogut

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, e ka quajtur të njëanshëm dhe joligjor shkarkimin e kastor anëtarëve serbë të Ekipit Menaxhues që ka draftuar statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Ai ka thënë se shkarkimi i tyre nënkupton fundin sa i përket asociacionit.

“Mandati i Ekipit Menaxhues nuk përfundon me prezantimin e draft-statutin e Asociacionit, por që Ekipi Menaxhues ka rol të rëndësishëm në procesin e formimit, deri në themelimin e tij”, ka thënë Petkoviq, raporton Kosovo-online.

“Tani mendoj se është e qartë për secilin që Kurti nuk do ta formojë Asociacionin dhe që ai do t’i shmanget këtij obligimi të rëndësishëm në çdo mënyrë”.

“Albin Kurti duhet të ndalet nga BE urgjentisht, sepse shkarkimi i Ekipit Menaxhues çon në shfuqizim të Asociacionit dhe për më tepër edhe shfuqizim të dialogut”.

Ky reagim i Petkoviq vjen pas vendimit të ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi për t’i shkarkuar anëtarët serbë të këtij ekipi.