Fjalë Kyçe

Pezullohet nga detyra gjyqtari Rafet Ismaili

Pezullohet nga detyra gjyqtari Rafet Ismaili

Këshilli Gjyqësor i Kosovës njofton se ka pezulluar nga detyra gjyqtarin Rafet Ismailli.

“KGJK nën udhëheqjen e Zëvendëskryesueses, Makifete Saliuka, mbanë mbledhje të jashtëzakonshme me të vetmen pikë të rendit të ditës: Shqyrtimi i kërkesës së Kryetarit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Nikolla Kabashiq, për pezullimin nga detyra e gjyqtarit Rafet Ismaili, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë – Dega në Skenderaj – Divizioni Penal”, thuhet në njoftim.

Gjyqtari, Rafet Ismaili është arrestuar me datë 26.09.2019, nën dyshimin se kishte për të kryer veprën penale Keqpërdorim të detyrës zyrtare nga neni 414 par.1 të KPRK.

“Këshilli Gjyqësor i Kosovës, është i vendosur dhe i përkushtuar të ofroi përkrahje të plotë organeve përgjegjëse për zbatimin e ligjit me qëllim të ngritjes së efikasitetit dhe luftimit të dukurive negative”, thuhet tutje në njoftim.