Fjalë Kyçe

Pezullohet përkohësisht greva, nga nesër nis qarkullimi i autobusëve në Kosovë

Pezullohet përkohësisht greva, nga nesër nis qarkullimi i autobusëve në Kosovë

Shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtarëve kanë pezulluar përkohësisht grevën e nisur që nga e mërkura e javës së kaluar.

Indeksonline mëson se nga nesër fillon qarkullimi normal.

Kjo shoqatë ka parlajmëruar bisedime me Qeverinë e re, që pritet të udhëhqet nga Albin Kurti.

Ndryshe, transporti ndërurban dhe ai periferik urban janë futur në grevë nga të gjitha rajonet e Kosovës.

Greva u bë pas moszbatimit të marrëveshjes nga Qeveria për subvencionimin e këtij sektori.