Fjalë Kyçe

“Pika seksi” – Produkti që nxit përdhunimin dhe abuzimin e grave shitet lirshëm në tregun kosovar

“Pika seksi” –  Produkti që nxit përdhunimin dhe abuzimin e grave shitet lirshëm në tregun kosovar

Janë bërë pothuajse të përditshme lajmet për përdhunime e abuzime të vajzave nga meshkuj. Për t’i abuzuar lehtësisht ato, në rrjete sociale ekzistojnë produkte që nxisin një gjë të tillë.

Të ashtuquajtura “Pika seksi”, ato shumë lehtë shiten në tregun tonë. Njëra ndër fjalitë përshkruese të produktit është edhe kjo: Femrat, të cilat më pas nën ndikim e këtyre produkteve abuzohen me lehtësi prej atyre që i kanë cak.

Ndërkohë aty jepen edhe përshkrime të tjera për efektet që kanë pas konsumimit, raporton Kanal10.

“Vetëm ma shkruaj adresën, porosia të vjen me postë, postës ia bën pagesën. Çmimi është 80 euro. Në Prishtinë operojmë”, thotë personi që e shet produktin.

“Pikat e seksit”, është degradim, policia duhet t’i fillojë hetimet, thonë avokatët.