Fjalë Kyçe

Pirro Çako ka disa fjalë për ata që e rikthyen në skenë

Pirro Çako ka disa fjalë për ata që e rikthyen në skenë

Ishte mes dhjetori kur Ardit Gjebrea riktheu në skenë kantautorin e njohur Pirro Çako, në “Kënga Magjike 2018”, me një homazh kushtuar babait të tij Gaqo Çako, transmeton lajmi.net.

E më pas bashkëpunimi me Elvana Gjatën për albumin e saj “3” ishte një rikthim tjetër i fuqishëm i tij për të vazhduar më pas tek hiti tjetër i publikuar së fundmi në bashkëpunim me Xhensila Myrtzajn.

Nëpërmjet Instagramit ai ka njoftuar rikthimin dhe njëherësh i ka falënderuar bashkëpunëtorët.

“Sekreti im është kënga që më rikthehu pranë jush pas 7 vitesh si kantautor.

Më mirë vonë, sesa kurrë!

Falenderoj përzemërsisht @xhensilamyrtezaj , që me zërin e saj i dha emocion dhe e zbukuroi akoma edhe më shumë këtë këngë. Gjithashtu falenderoj @darkodimitrov që ndër vite ka qenë faktor determinant në projektet e mia”, ishin fjalët e Pirros.