Fjalë Kyçe

Pjesëtarët e FSK-së aksidentohen në Brezovicë, ndihmohen nga qytetarët serb

Pjesëtarët e FSK-së aksidentohen në Brezovicë, ndihmohen nga qytetarët serb

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë duke kryer ushtrime të ndryshme në Brezovicë, ndër to se si të ndërmerren aksionet për kërkim-shpëtim.

Por gjatë këtyre ushtrimeve disa prej pjesëtarëve kanë pësuar një aksident me makinë-motorike e cila përdoret në borë.

Aksidenti ndodhi pikërisht kur një nga pjesëtarët e FSK-së humbi kontrollin mbi motor dhe kësisoj pësoi lëndime të lehta trupore.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se pasi u shkaktua aksidenti ishin disa qytetarë serb të cilët ndihmuan pjesëtarët e FSK-së që të tërhiqeshin me kamion bore dhe pas 30 minutave është arritur që të nxirren nga vendi i ngjarjes.

Për fat të mirë e gjithë kjo situatë ka përfunduar pa dëme të tjera.