Fjalë Kyçe

Pjesëtari i FSK-së dyshohet se rrahu gruan në Drenas dhe kanosi zyrtarët policorë

Pjesëtari i FSK-së dyshohet se rrahu gruan në Drenas dhe kanosi zyrtarët policorë

Një person (pjesëtar i FSK-së) është arrestuar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar bashkëshorten e tij.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 10:00, në Drenas (Gllogoc).

Siç thuhet në raport, viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor e pas intervistimit ka shkuar tek familja e vajzërisë.

Ndërkaq, tutje në raport thuhet se i dyshuari duke mos i respektuar urdhrat i ka kanosur zyrtarët policorë, me vendim të prokurorit, i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (pjesëtar i FSK-së) nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor e pas intervistimit ka shkuar tek familja e vajzërisë ndërsa i dyshuari duke mos i respektuar urdhëratë i ka kanosur zyrtarët policorë, me vendim të prokurorit, i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.