Fjalë Kyçe

Plaçkitet një filial i një banke në Çagllavicë, policia jep detaje

Plaçkitet një filial i një banke në Çagllavicë, policia jep detaje

Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në filialin e një banke në Çagllavicë.

Policia e Kosovës, përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se “menjëherë pas marrjes së këtij informacioni strukturat rajonale për hetimin e krimit me një intensitet të shtuar kanë filluar ndërmarrjen e një varg  veprimesh operative dhe hetimore”.

“Mbështetur në rezultatet e para të grupit hetimor që po zhvillon hetimet lidhur me rastin në fjalë,  dyshohet se kjo grabitje është realizuar nga katër persona të dyshuar dhe të armatosur”, thuhet në njoftimin e policisë, shkruan Gazeta Alo.

Të dyshuarit pas grabitjes janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë e cila është identifikuar nga ana e policisë.

Aktualisht policia po punon me përkushtim për të identifikuar  të dyshuarit dhe vendndodhjen e tyre./Gazeta Alo/