Ditën e sotme Federata Skitare e Kosovës ka njoftuar në faqen zyrtare se zyra e tyre në Molika të Brezovicës është plaçkitur, shkruan GazetaAlo.
Ky është njoftini i plotë.
Informatë: Plaçkitet zyrja e Federatës Skitare në Hotel Molika – Brezovicë dhe tentohet dëbimi i saj nga ky objekt.
-Me këtë rast është duke u marrur Policia e Kosovës dhe presim që shumë shpejt të gjinden dhe të vihen para drejtësisë akterët e këtij rasti të shëmtuar si dhe të rikthehen paisjet e vjedhura.