Fjalë Kyçe

Plagosen dy persona në Prizren

Plagosen dy persona në Prizren

Dy persona janë plagosur të mërkurën në fshatin Gjonaj të Prizrenit.

Zëdhënësi i policisë rajonale për Prizren, Vesel Gashi, ka thënë se njëri është plagosur me armë zjarri e tjetri nga mjete të forta.

Rasti ka ndodhur në orën 19:40.

“Në këtë incident janë të plagosur dy persona, njëri me armë zjarri dhe tjetri me mjete të forta. Të njëjtit janë dërguar për trajtim shëndetësor për në Spitalin Rajonal të Prizrenit”, ka thënë ai.

Personat e dyshuar janë të njohur për Policinë e Kosovës dhe njësitet policore janë në kërkim të tyre.

Lidhur me këtë të gjitha veprimet hetimore nga njësitë relevante të policisë janë në koordinim me prokurorin e shtetit.