Fjalë Kyçe

Plagoset 27 vjeçari në Prishtinë

Plagoset 27 vjeçari në Prishtinë

Lëndohet një person mashkull nga gjuajtja me armë zjarri.

Sot rreth orës 15:30 në rrugën “Ali Kelemendi” në Prishtinë ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri, këtë e bën të ditur zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për Gazetën Alo.

“Një person mashkull D.K i moshës 27 vjeçare është plagosur me armë zjarri. Personi është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërkohë që hetuesit policor janë duke punuar në sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin si dhe identifikimin e personave të dyshuar.” ka thënë Flora Ahmeti/Gazeta Alo/