Fjalë Kyçe

Plagoset ish-drejtori i ujësjellësit

Plagoset ish-drejtori i ujësjellësit

Një atentat ka ndodhur mbrëmë në Burrel, ku mësohet se i plagosur është një 70-vjeçar.

I plagosur është Shemsi Shema, por që njihet dhe me mbiemrin Bardhi dhe ka qenë ish-drejtor ujësjellësi disa vite më parë.

Sipas informacioneve mësohet se Shema ka qenë duke hyrë në banesë, në një pallat në Burrel, por aty i kanë dalë disa persona të maskuar dhe kanë qëlluar në drejtim të tij me armë, dosja.al

70-vjeçari mësohet të kenë marrë disa plumba dhe tashmë ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Menjëherë pasi ka mbërritur ambulanca në vendin e krimit, ai është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.