Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e gjuajtjeve me armë zjarri në Parkun e Vogël në Pejë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova këtë e ka konfirmuar për Insajderin ku tha se personi në fjalë është jashtë rrezikut për jetë.
“Sonte rreth orës 22:15 policia është njoftuar për një gjuajtje me armë zjarri në Pejë. Si pasojë e kësaj një person ka mbetur i plagosur. I njëjti është dërguar në spitalin rajonal në Pejës dhe është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Rugova.