Fjalë Kyçe

Plagoset një 24-vjeçar në poligonin e shenjëtarisë në Obiliq

Plagoset një 24-vjeçar në poligonin e shenjëtarisë në Obiliq

Një 24-vjeçar është plagosur me armë zjarri, pasditen e sotme, rreth orës 17:45, në një poligon të shenjëtarisë në Obliq.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Rreth orës 17:45, është pranuar informata për një rast të plagosjes me armë zjarri të ndodhur në një poligon të shenjëtarisë në Obiliq.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se një person, mashkull, 24 vjeç, ka marrë plagë arma zjarrit përcjell sinjali.

Viktima është dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e rrethanave që karakterizojnë rastin.