Fjalë Kyçe

Plagoset një holandez në Prishtinë

Plagoset një holandez në Prishtinë

Një shtetas i Holandës është plagosur dhe në Prishtinë.

Viktima pas plagëve të marra  nga arma e zjarrit është dërguar në QKUK për trajtim.

Siç njofton policia, rasti kishte ndodhur pas një mosmarrëveshje, përcjell lajmi.net.

“Rr. Gazmend Zajmi, Prishtinë 06.07.2019 – 02:15. Është raportuar se viktima mashkull shqiptar, shtetas i Holandës, është dërguar në QKUK-së për trajtim mjekësor pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje është qëlluar me armë zjarri nga i dyshuari mashkull k-shqiptar. Nuk raportohet për të arrestuar ndërsa rasti vazhdon të hetohet”.