Fjalë Kyçe

Plagoset një mësuese në shkollën e Prishtinës

Plagoset një mësuese në shkollën e Prishtinës

Një nënë dyshohet se ka plagosur një mësuese në shkollën ‘7 marsi’ në Prishtinë.

Dëshmitarët rastit i kanë thënë KALLXO.com se rasti ka ndodhur sot rreth orës 10 në mëngjes.

Sipas tyre, mësuesja është dërguar në spital ndërsa policia janë brenda shkollës dhe po merren me rastin.

Udhëheqësia e kësaj shkolle nuk kanë pranuar të prononcohen për media derisa policia të dalë me deklaratë lidhur me këtë rast.