Një person është plagosur në rrethana të panjohura në lagjen “Kodra e Dëshmorëve”, në Gjilan.
Policia ka njoftuar se personi i plagosur është shtetas i Serbisë.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, shkruan Gazeta Alo.
Ndërsa, me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime.
Njoftimi i policisë:
“Pas informatave për të shtëna me armë zjarri, policia në vendin e ngjarjes ka takuar një person viktimën mashkull shqiptar/shtetas i Serbisë, i cili në rrethana të panjohura ishte i qëlluar me amë zjarri në pjesën e abdomenit nga të dyshuar gjithashtu të panjohur. Viktima fillimisht ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal të Gjilanit, e më pas dërgohet për tretman mjekësor në QKUK. Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore. Me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime”./Gazeta Alo/