Fjalë Kyçe

Plagoset një person në Prishtinë, Policia jep detaje për rastin

Plagoset një person në Prishtinë, Policia jep detaje për rastin

Në rrugën ‘Isa Kastrati’ para pak minutash është plagosur një person.

Lajmi për Metron është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 18:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare, një person është plagosur nga arma e zjarrit. I njëjti është dërguar ne QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Tutje ajo ka bërë të ditur se policia ka identifikuar një person të dyshuar lidhur me rastin në fjalë dhe i njëjti është në kërkim.