Fjalë Kyçe

Plagoset një person në Vushtrri

Plagoset një person në Vushtrri

Një person është plagosur në qytetin e Vushtrrisë të hënën në mbrëmje.

Sipas zëdhënësit të Policisë, Ilmi Prekazi, Policia është informuar nga Emergjenca në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare për një plagosje.

Sipas Prekazit, personi është plagosur në këmbë dhe nuk është në rrezik për jetë.

“Policia është informuar nga Emergjenca në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Vushtrri se një person është plagosur nga arma e zjarrit. Njësia policore ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, në bazë të informatave që kanë marrë është një person i plagosur në këmbë, sipas mjekëve nuk është në rrezik për jetën”, ka thënë ai.