Fjalë Kyçe

Plagosja në zyrat e PD’së: Kush është autori me 2 mbiemra, i dënuar më parë për vrasje

Plagosja në zyrat e PD’së: Kush është autori me 2 mbiemra, i dënuar më parë për vrasje

Ndriçim Tahiri, i njohur ndryshe si Ndriçim Jonuzi është autori që plagosi Bledi Oshtunin në degën e PD në Kavajë.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se është me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimit në një vend të BE-së.

Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma më date 29.05.2007 me vendim të Gjykatës së Torinos, Itali dhe është dënuar me 8-vite burgim për vrasje pa dashje.

Në mars 2014 është arrestuar në Kavajë për llogari të krimit të kryer në Itali, dënim që e ka vuajtur në Shqipëri.

Forca të shumta të policisë lokale janë të pranishme pranë zyrës elektorale ku ndodhi ngjarja dhe kanë ngritur postoblloqe.

Ngjarja ndodhi rreth një orë më parë, ku Ndriçim Jonuzi plagosi me armë mbështetësin e PD Bledar Okshtuni. Policia bëri me dije se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta mes tyre, Jonuzi ka hyrë në ambientet e brendshme të zyrës elektorale dhe ka plagosur me pistoletë në këmbë 27-vjeçarin. Ky i fundit është dërguar në spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën.