Fjalë Kyçe

Plani i Arben Vitisë: Dhënia deri në 400,000 vaksina në muaj

Plani i Arben Vitisë: Dhënia deri në 400,000 vaksina në muaj

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se vaksinimi masiv është kryefjala aktuale e Qeverisë së Kosovës.

Ai ka thënë se është nënshkruar marrëveshja me kompaninë Pfizer dhe se synojnë që të vaksinojnë mbi 60 përqind të popullsisë këtë vit, njofton Klan Kosova.

Po ashtu, Vitia ka thënë se do të fillojë plani për vaksinimin masiv të popullatës nga 15 qershori i këtij vit.

“Plani i vaksinimit në masë nënkupton administrimin e një numri shumë më të madh të vaksinave brenda një muaji që mendohet mes 300,000 dhe 400,000 vaksinave në muaj”.