Shqipëria do të nisë nesër aventurën në eliminatoret e Evropianit 2020 ku do të përballet me Turqinë në sfidën e parë të kësaj fushate. Në këtë përballje më shumë se kurrë, djemtë kuqezinj kanë nevojë për mbështetjen e tifozëve.
Tifogrupi “Plisat” nga Prishtina ka qenë gjithmonë në mbështetje të ekipit kombëtar dhe nuk e kanë braktisur kurrë këtë të fundit.
Nëpërmjet një njoftimi në “Facebook”, ultrasit bardhekaltër lajmërojnë se në orën 10:00 do të nisen nga Prishtina drejt Shkodrës për të mbështetur Shqipërinë në sfidën ndaj Turqisë.
Njoftimi i “Plisave”:
PLISA, nisja jonë për Shkodër, për ndeshjen Shqipëri – Turqi bëhet nesër( e premte 22.03.2019) në ora 10:00 nga PARKINGU PRAPA STADIONIT.