Tifo grupi “Plisat” ka reaguar me vendimin e FFK-s që ndeshja Gjilani – Drita të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Gazeta Alo.
Ky është reagimi i tifo grupit “Plisat”
Kryetari Agim Ademi paska marre vendim qe ndeshja Drita – Gjilani te luhet ne stadiumin e Prishtines!
Stadiumi i Prishtines, sipas Agim Ademit, mund te shnderrohet ne prone e cila leshohet per kedo qe deshiron te luaje ne fushe te mire!
Nuk eshte faji i Prishtines qe qytetet tjera i kane stadiumet sikur ara patatesh.
Stadiumi i Prishtines eshte vetem per ndeshjet e Prishtines dhe Kosoves dhe asnje ekip tjeter nuk duhet te lejohet qe te vije ketu sepse pasojat po i bartim gjithmone vetem ne.
Poashtu, i bejme apel kryetarit te Komunes se Prishtines, Shpend Ahmetit, qe komuna se bashku me klubin e futbollit Prishtina, ta marrin ne menaxhim stadiumin e Prishtines e te mos mbetet ne meshire te dallavereve e manipulimeve te Ffk-se! /Gazeta Alo.