Fjalë Kyçe

Po flet Shtabi i LDK-së në Rrugën e Ferizajt

Po flet Shtabi i LDK-së në Rrugën e Ferizajt

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan, e ka lëshuar një komunikatë interesante për media.

“Ju flet Shtabi i LDK-së në Rrugën e Ferizajt”, është titulli i kumtesës në fjalë, i shkruar nga dega e Lutfi Hazirit.

Aty bëhet e ditur se ky i fundit ka vizituar në mbrëmje shtabin zgjedhor të LDK-së në Rrugën e Ferizajt, të cilët i ka uruar për organizimin dhe se janë model edhe për lagjet tjera të kësaj komune.

“Në emër të tyre ka folur Imran Haziri, kandidati më i votuar i LDK-së për Asamble Komunale, i cili ka konfirmuar angazhimin e jashtëzakonshëm të tyre, shtëpi për shtëpi, ku edhe kanë marrë konfirmimin për mbështetjen e plotë ndaj kryetarit Haziri, në garën e 14 nëntorit”.

“Po ashtu Haziri ka falënderuar Shtabin e Rrugës së Ferizajt për angazhimin, duke thënë se janë shembulli më i mirë i organizimit, i cili tashmë është marrë model edhe nga lagjet tjera të qytetit”, thuhet në komunikatë.