Fjalë Kyçe

Po përjetojmë momente trishtimi”, tezja i lutet mbesës së bllokuar në Kabul: Të lutem Sara mos dil jashtë, mos e hap derën

Po përjetojmë momente trishtimi”, tezja i lutet mbesës së bllokuar në Kabul: Të lutem Sara mos dil jashtë, mos e hap derën

Një grua afgane që jeton në Mbretërinë e Bashkuar foli me mbesën e saj, e cila jeton në Kabul.

Përmes BBC Radio 5 Live, gruaja me emrin Wahida iu drejtua mbesës së saj dhe i kërkoi që ajo të mos e hapte derën e shtëpisë dhe të mos dilte që aty, pasi i rrezikohej jeta nga talibanët.

“Sara, të lutem, qëndro brenda, mos lëviz dhe mos e hap derën,”- tha ajo.

Ndërsa e mitur iu përgjigj tezes: Të lutem mos u shqetëso, le të shohim se çfarë do të ndodhë. Talibanët janë në Kabul, ata janë në kontroll, e vetmja gjë që mund të bëjmë është që të mbrohemi që të mos lëndohemi.