Mauricio Pochettino ka zbuluar se është i hapur për t’u bërë trajner i Anglisë ndërsa skuadra e Gareth Southgate përgatitet për të filluar fushatën e tyre në Kupën e Botës.
Kontrata e Southgate skadon në fund të kualifikimeve për në Euro 2026, por ka disa spekulime se 52 vjeçari mund të largohet në fund të Kupës së Botës, megjithëse Federata e Anglisë dëshiron që ai të vlerësojë marrëveshjen e tij.
Pochettino ka hapur derën për të pasuar Southgate, vetëm katër ditë para ndeshjes hapëse të Anglisë kundër Iranit, përcjell lajmi.net.
“Sigurisht, marrëdhënia ime me Anglinë ka qenë gjithmonë shumë e mirë”, tha ai për “Athletic”.
“Ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë me akademitë, duke u përpjekur të zhvillojmë lojtarë të rinj për ekipin kombëtar. Ndihem shumë rehat këtu. Ju kurrë nuk e dini se çfarë ndodh. Unë jam i hapur për gjithçka.”, shtoi ai.
Argjentinasi po kërkon një rrugë për t’u rikthyer në punën e trajnerit pasi u largua nga PSG në fillim të këtij viti.