Fjalë Kyçe

Podujeva po bëhet me pishinë të mbyllur gjysmë-olimpike

Podujeva po bëhet me pishinë të mbyllur gjysmë-olimpike

Drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Podujevës, Pajtim Balaj ka njoftuar se me shumicë votash ka kaluar propozimi i tyre për caktimin e lokacionit për ndërtimin e pishinës së mbyllur gjysmë-olimpike.

Statusi i plotë i Balajt:

Propozimi ynë për caktimin e lokacionit për ndërtimin e pishinës së mbyllur gjysmë-olimpike, me shumicë votash kaloi në Kuvend.

Ky është hapi i parë drejt këtij projekti madhor, i cili krahas plotësimit të nevojave të sportistëve tanë, qytetit tonë ia rritë vlerën duke e kthyer në një qendër mjaft atraktive për jetesë.

Falenderim për këshilltarët e të gjitha grupeve parlamentare për përkrahjen e këtij propozim-vendimi.

Për Podujevën qytet të jetueshëm.