Fjalë Kyçe

Podujevë: I digjen dy vetura në oborr të shtëpisë

Podujevë: I digjen dy vetura në oborr të shtëpisë

Dy vetura janë përfshirë nga flakët në oborrin e një shtëpie në fshatin Shakovicë të Podujevës.

Si pasojë e zjarrit, veturat kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërkohë që nuk ka persona të lënduar. Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në raportin e saj ditor.

“Më 21.05.2021 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në oborrin e tij i janë djegur dy vetura. Njësit përkatëse dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

Pa dhënë detaje tjera, Policia e Kosovës e ka cilësuar rastin si “zjarrvënie”.