Fjalë Kyçe

Podujevë, sulmohen fizikisht tre punëtorë të KEDS-it

Podujevë, sulmohen fizikisht tre punëtorë të KEDS-it

Tre punëtor të KEDS-it janë sulmuar fizikisht të shtunën në Podujevë, derisa po kontrollonin një njehsor elektrik, që dyshohej për keqpërdorim.

Sipas raportit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të shtunnën rreth orës 13:40, kur tri viktima punëtorë të KEDS-it, kanë informuar se derisa ishin duke kontrolluar një njësor të rrymës elektrike për keqpërdorim, janë sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj.

Njëra viktimë si pasojë e lëndimeve të pësuara ka pranuar tretman mjekësor.

Sipas viktimave njëri nga të dyshuarit ishte i armatosur, përcjell Telegrafi.

Ndërkohë, është bërë kontrollimi i shtëpive të dyshuarve, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.