Fjalë Kyçe

Pokleku i Ri, fuqishëm pro kandidatit për deputet Ferat Shala dhe vizionit shtetformues të PDK-së

Pokleku i Ri, fuqishëm pro kandidatit për deputet Ferat Shala dhe vizionit shtetformues të PDK-së

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së Ferat Shala po vazhdon takimet e tij me qytetarë të zonave të ndryshme për të kërkuar mbështetje për atë që ai e quan ‘forca shtetndërtuese e Kosovës’. Shala është shprehur i mahnitur me pritjen që i është bërë në Poklek të Ri.

‘Jashtëzakonisht i emocionuar me pritjen madhështore që na u bë sonte ne Poklek të Ri’. ka thëmë Shala me këtë rast.

‘Ky vend i bekuar dhe këta njerëz të mirë e kanë paguar shumë shtrenjtë lirinë. Shumë plagë të luftës kullojnë ende në Poklek, por njerëzit e tij gjithmonë e shohin me shumë shpresë dhe me shumë besim të ardhmen tonë të përbashkët.

Sonte u dëshmua fuqishëm se Pokleku i Ri i takon forcës shtetndërtuese të vendit tonë: Partisë Demokratike të Kosovës.’